Skuadra e Arsenalit është futur në garë për sulmuesin Giovanni Simeone, i cili edhe sezonin e fundit ka shkëlqyer në Serie A.
“Tuttomercatoëeb” ka raportuar të premten se klubi anglez pritet të ofrojë mbi 30 milionë euro për transferimin e tij.
Arsenali është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe Simeone po shihet si zgjidhje e duhur për këtë pozitë.
26-vjeçari sezonin e fundit ishte i huazuar te Verona, ekip që do ta blejë kartonin e tij për 20 milionë euro përpara se të futet në negociata me Arsenalin.
Simeone shënoi 17 gola dhe asistoi gjashtë herë në 36 paraqitje në Serie A, ku ka luajtur edhe për Cagliarin, Fiorentinën e Genoan.
Ai ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm