Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për Chiesan

Skuadra e Arsenalit ka parakaluar rivalët e tjerë të Premier Leagues në garën për sulmuesin e krahut, italianin Federico Chiesa. “Calciomercato” raporton të hënën se Arsenali i ka ofruar Juventusit 60 milionë euro për Chiesan, të cilin po synon ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Chiesa pritet të largohet nga Juventusi, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Liverpooli e Newcastle.

25-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, ndërsa edicionin e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 6 asistime në 33 paraqitje. Chiesa ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2025.