Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa drejt Anglisë

Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa, me shumë gjasë karrierën do ta vazhdojë në Angli, ka raportuar “Calciomercato” të enjten. Sipas sajtit italian, thuhet se Manchester Unitedi është favorit për transferimin e futbollistit të Juventusit këtë verë.

Madje, bëhet e ditur se Unitedi tashmë ka bërë edhe ofertë zyrtare për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025. Për kartonin e tij ekipi anglez ka ofruar 90 milionë euro pasi Chiesa po shihet si përforcim i duhur për sulmin nga trajneri Erik ten Hag.

Chiesa së fundmi është kthyer nga lëndimi ndërsa deri më tani ka shënuar 2 gola e ka bërë 4 asistime në 18 paraqitje. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2020.