Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ofron 60 mln për Chiesan

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Federico Chiesa. “Gazzetta dello Sport” shkruan të hënën se Unitedi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për Chiesan, i cili pëlqehet nga trajneri Erik ten Hag.

Për kartonin e Chiesas thuhet se ekipi anglez i ka ofruar Juventusit 60 milionë euro. 25-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, por këtë edicion është rikthyer nga lëndimi dhe nuk ka pasur minutazhë të madhe.

Ai ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 6 gola në 30 ndeshje të luajtura deri më tani për Juventusin.

Chiesa është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Fiorentina, ndërsa ka edhe 40 paraqitje dhe 4 gola për Italinë.

Artikuj të ngjashëm