Newcastle Unitedi është futur në garë për sulmuesin e krahut, Federico Chiesa. “Gazzetta dello Sport” shkruan të premten se Newcastle po e sfidon Liverpoolin e Manchester Unitedin për transferimin e futbollistit të Juventusit.
Chiesa mund të largohet këtë verë nga Juventusi, pasi dëshiron që edicionin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi do të paraqitet në Ligën e Konferencës, ndërsa Chiesa ka paralajmëruar se do t’i shqyrtojë ofertat e skuadrave të tjera.
25-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.
Chiesa në edicionin e fundit shënoi 4 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat për Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Fiorentina.