Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë zyrtare për Chiesan

Skuadra e Liverpoolit i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për sulmuesin e krahut, Federico Chiesa, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të premten.

Bëhet e ditur se Liverpooli ka ofruar 40 milionë euro për ta bindur Juventusin në lirimin e Chiesas gjatë kësaj vere. Chiesa pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po insiston në transferimin e tij në këtë afat kalimtar.

25-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Juventusi, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Chiesa ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa në Torino u transferua para tre vjetësh nga skuadra e Fiorentinës.

Edicionin e fundit, ai shënoi 4 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat për Juventusin.