Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone mund të transferohet në Angli

Sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli. Skuadra e Leeds Unitedit tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Simeones, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Madje, Leedsi është i gatshëm të ofrojë deri në 20 milionë euro dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e Simeones.

Sulmuesi 26-vjeçar po shkëlqen këtë sezon në Serie A me fanellën e Veronas, ekip te i cili u huazua në verë nga Cagliari.

Verona po ashtu , ka opsionin e blerjes së Simeones në fund të sezonit për 17 milionë euro, por Leedsi është i vendosur për argjentinasin dhe së shpejti do të futet në negociata edhe me Cagliarin.

Simeone ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tre asistime në 19 ndeshje në Serie A kurse me Cagliarin ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm