Juventusi ende është në kërkim të një qendërsulmuesi. Lista e gjatë e sulmuesve që ka kërkuar “Zonja e Vjetër” është ngushtuar në dy. Juventusi do të duhet të bëjë një zgjedhje mes Memphis Depayt të Barcelonës dhe Arkadiusz Milikut që luan te Marseille.
“Tutto Sport” shkruan të martën se klubi italian nuk mund të nënshkruajë me të dy, andaj duhet të bëjë një zgjidhje.
Depay ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023. Kurse Miliku ka marrëveshje me Marseillen deri në verën e vitit 2025.