Skuadra e Juventusit pothuajse ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e sulmuesit Memphis Depay.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Depay do të huazohet te Juventusi për një vit, por ekipi nga Serie A do ta ketë obligative blerjen e tij verën e ardhshme.
Për transferimin e përhershëm te Depayt, Juventusi do t’i paguajë 20 milionë euro Barcelonës.
Depay iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar si lojtar i lirë, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ri.