Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi monitoron Depayn

Skuadra e Juventusit po e monitoron situatën e sulmuesi të Barcelonës, holandezit Memphis Depay.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Juventusi është i gatshëm t’i bëjë ofertë Barcelonës për transferimin e Depayt në fund të këtij sezoni.

Depay iu bashkua Barçës para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe krerët e ekipit spanjoll janë të gatshëm t’i dëgjojnë të gjitha ofertat për të.

27-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat me Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.