Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi arrin marrëveshje me Depayn

Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelona këtë verë. Për shërbimet e sulmuesit holandez, interesim më të madh e ka shfaqur Juventusi.

Mediat në Itali shkruajnë se Juventusi dhe Depay janë pajtuar për kushtet dhe gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt.

Juventusi i ka ofruar kontratë dy-vjeçare Depayt. Reprezentuesi i Holandës ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023.