Memphis Depay po kërkon të largohet nga Barcelona si lojtar i ri.
Mediumi spanjoll “Sport” shkruan të martën se avokati i Depayt, Sebastien Ledure, pritet të takohet sot me drejtuesit e Barcelonës për të ndërprerë kontratën.
Depay pritet të kalojë te Juventusi. Raportohet se tashmë është arritur marrëveshja mes klubit nga Torino dhe sulmuesit holandez.
Ish-ylli i Lyonit dhe Manchester Unitedit pritet të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me Juventusin dhe do të marr 5 milionë euro në sezon. Ai do të zëvendësojë Alvaro Moratan.
Pavarësisht që Depay ka kërkuar të largohet falas, “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se sulmuesi ka kërkuar një pagesë për ta prishur kontratën që i skadon në verën e vitit 2023. Këtë mund ta pranojë Barcelona e cila po kalon nëpër një krizë të madhe financiar.