Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i ofron kontratë dyvjeçare Depayt

Skuadra e Juventusit pothuajse ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Memphis Depay, i cili po punon për ta shkëputur kontratën me Barcelonan që i skadon vitin e ardhshëm.

“Football-Italia” bën të ditur se Juventusi i ka ofruar Depayt kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh për t’u transferuar në Itali.

Holandezi është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Serie A, por është në negociata me Barçën për shkëputjen e kontratës, në mënyrë që Juventusit t’i bashkohet si lojtar i lirë. Depay sezonin e shkuar iu bashkua Barcelonës.