Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve synon ta mposhtë Interin dhe ta sigurojë finalen

Juventusi duhet të ketë paraqitje të mirë dhe pak fat për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, ka thënë trajneri Massimiliano Allegri.

Juventusi të mërkurën prej orës 21:00 e luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale në udhëtim tek Interi. Në ndeshjen e parë, të luajtur në Torino, rezultati ishte 1:1.

Dueli i parë ishte i tensionuar dhe pas vërshëllimës së fundit u ndanë tre kartonë të kuq – një për Juventusin dhe dy për Interin.

Juventusit për këtë ndeshje i mungon Juan Cuadrado, ndërsa Interi do të jetë pa sulmuesin Romelu Lukaku.

“Jemi përgatitur mirë dhe më dëshirën për ta mposhtur Interin. Duam të arrijmë në finalen e kupës së Italisë. Nëse luajmë mirë dhe kemi pak fat, atëherë do të jemi finalistë, në të kundërtën duhet ta përgëzojmë Interin”, ka thënë Allegri.

Juventusi është në seri prej tri humbjeve rresht në Serie A, ndërsa është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Sevillan.

Edhe Juventus – Inter, derbi i Serie A Futboll Juventus – Inter, derbi i Serie A

Interi ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe do luajë kundër Milanit.

Në gjysmëfinalen tjetër të Kupës së Italisë do të luajnë Fiorentina dhe Cremonese, ndeshje kjo që do të zhvillohet të enjten. Fiorentina e kishte fituar 2:0 ndeshjen e parë.