Milani dhe Juventusi nuk kanë kujtime të mira nga stadiumi “San Siro” në ndeshjet e fundit, para duelit që vlerësohet si më i forti i xhiros së 23-të në Serie A.
Milan – Juventus, zhvillohet të dielën në orën 20:45 dhe e mbyll fundjavën italiane të futbollit.
“Bianconerët” u mposhtën në ndeshjen finale të Superkupës së Italisë nga Interi në javën e fundit, kur Alexis Sanchez e realizoi golin e fitores me gjuajtjen e fundit të duelit që shkoi në vazhdime.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e Milanit në shtëpi të hënën u kushtoi me humbje nga Spezia pas gabimit të rëndë që e bëri gjyqtari.
Milani do të mund të kalonte në krye të tabelës me fitoren kundër Spezias që shënoi në kohën shtesë. Goli i Junior Messias i vendësve u anulua për shkak se gjyqtari akordoi faull të shkaktuar në Ante Rebiqin.
Tani Milani me 48 pikë, ka dy më pak se Interi lider. Interi e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Një humbje tjetër e “kuqezinjve” do t’i linte prapa në luftën për titull. Interi të shtunën në orën 18:00 e pret Venezian që është e rrezikuar për mbetje në ligë.
Napoli i vendit të tretë që ka dy pikë më pak se Milani ka ballafaqim të lehtë në letër. Luan kundër Salernitanas, por ky ballafaqim mund fare lehtë të mos zhvillohet për shkak se te vizitorët ka një numër të madh të lojtarëve të infektuar me koronavirus.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, do të mundohet ta rikthejë në formë armën e fortë, atë të sulmit. Në Serie A, Milani e ka sulmin e dytë më të mirë. Ka shënuar 47 gola në total.
Por, në formë të mirë është kthyer edhe Juventusi i Massimiliano Allegrit që pati nisje të dobët të sezonit.
Në top 5 ligat më të forta të Evropës, vetëm Real Madridi ka shënuar aq gola sa i ka realizuar Juventusi në vitin 2022, 12-të gjithsej. Madje, humbja e fundit e Allegrit me Juventusin ishte në muajin nëntor, nga Atalanta.