Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jota mungon në Botëror

Foto: Reuters

Përfaqësuesja e Portugalisë do të jetë pa sulmuesin Diogo Jota në Kampionatin Botëror “Katari 2022” që nis në fund të muajit të ardhshëm.

Mungesën e Jotas në Botëror e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp të martën. Jota u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt dhe u largua me barelë në minutat e fundit të ndeshjes. Sipas Kloppit, Jota do të mungojë për një kohë të gjatë dhe do të jetë i detyruar të pauzojë për disa muaj përpara se të kthehet në fushë.

“Bëhet fjalë për një lëndim serioz në muskulin e këmbës. Është një lajm i keq për futbollistin, Liverpoolin dhe Portugalinë”, ka thënë Klopp.