Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, është i lënduar dhe tani është në fazën rehabilituese.
Ai më herët kishte pësuar zgjatje të muskulit dhe do t’i duhet kohë për t’u shëruar plotësisht nga ai lëndim.
Sulmuesi Jota mungoi në ndeshjen hapëse të Liverpoolit kundër Manchester Unitedit në Bangkok. Lëndimin e kishte marrë sa ishte pjesë e Portugalisë në muajin qershor.
Megjithatë, 25-vjeçari, në bazë të testeve mjekësore më të thella, thuhet se do t’u kthehet stërvitjeve të mërkurën.
Se Diogo Jota është i pafat, e ka pranuar edhe vetë trajneri i skuadrës, Juergen Klopp.