Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jota rikthehet në stërvitje te Liverpooli

Diogo Jota

Sulmuesi Digo Jota është kthyer në stërvitje këtë javë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Liverpooli e luan kundër Evertonit të hënën, kanë njoftuar mediumet britanike të premten.

Jota është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushës dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Juergen Klopp.

Jota nuk ka luajtur prej tetorit të vitit të shkuar shkaku i lëndimit që e pësoi në fitoren kundër Manchester Cityt dhe ka qenë një mungesë e madhe për Liverpoolin gjatë kësaj periudhe.

Ai këtë sezon ka regjistruar vetëm tetë paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, ku ka bërë pesë asistime. Dueli mes Liverpoolit dhe Evertonit do të luhet në stadiumin “Anfield Road” të hënën mbrëma në kuadër të kampionatit të Anglisë.