Sulmuesi i Portugalisë, Dioto Jota, do të largohet nga skuadra e Liverpoolit në verë. “The Sun” ka njoftuar të enjten se ekipi anglez është i hapur të dëgjojë ofertat për 27-vjeçarin, i cili ka pasur telashe me lëndimet dhe nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon.
Në 14 ndeshje të luajtura deri më tani, Jota ka vetëm 6 asistime kurse për kartonin e tij Liverpooli po kërkon të paktën 60 milionë euro.
Jota në vitin 2020 iu bashkua Liverpoolit nga Wolverhamptoni, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Atletico Madridi e Porto.
Ai me skuadrën e Liverpoolit ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Po ashtu Jota ka edhe 29 paraqitje e 10 gola të shënuar me Portugalinë.
Artikuj të ngjashëm