Vdekja tragjike e Diogo Jotas ka tronditur botën e futbollit. Jota vdiq në orët e para të së enjtes në një aksident me veturë në Spanjë. Portugezi ishte duke udhëtuar për në Angli, ku do t’i bashkohej Liverpoolit në stërvitje.
Dhe klubi i njohur për përkrahësit e zjarrtë, po tregon madhështinë e tij tani, shkruan Bild.
Duke cituar media portugeze, gazeta gjermane ka shkruar se gruaja e të ndjerit Jota, Rute Cardoso do të pranojë pagat sipas kontratës që Jota kishte me Liverpoolin. Ai kishte pagë mujore prej 583 mijë euro në muaj, përkatësisht prej pak më shumë se shtatë milionë euro në viti. Kështu familja e Jotas do të pranojë 14 milionë euro në emër të pagës. Jota kishte edhe dy vjet kontratë me Liverpoolin.
Shumica e lojtarëve të Liverpoolit, e po ashtu trajneri Arne Slot, kanë udhëtuar për në Portugali për të nderuar Jotan dhe për të marrë pjesë në ceremonitë e varrimit.
Jota ishte për pesë vjet lojtar i Liverpoolit. Klubi ka tërhequr fanellën me numrin 20 që e mbante portugezi.