Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli konfirmon se do ta tërheqë numrin 20

Diogo Jota

Te Liverpooli më askush nuk do ta mbajë numrin 20 në fanellë. Këtë vendim kampioni anglez e mori në nderim të sulmuesit Diogo Jota, që vdiq në një aksident me veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Të kuqtë e morën vendimin pas konsultimit me gruan e Jotas, Rute Cardoso, dhe familjen e tij. 

Kështu reprezentuesi i Portugalisë “do të jetë gjithmonë numri 20 i Liverpoolit”.

Numri 20 do të tërhiqet nga të gjitha ekipet e Liverpoolit, duke përfshirë ekipin e femrave dhe ekipet e akademisë.