Liverpooli ka njoftuar se ka plane për të vendosur një skulpturë përkujtimore në stadiumin “Anfield”, për t’i nderuar Diogo Jotan dhe vëllain e tij Andre Silva, shkruan BBC të shtunën.
Në fanellat e lojtarëve të Liverpoolit për edicionin tjetër do të shkruhet “Përgjithmonë 20”, numër të cilin e mbante futbollisti portugez.
Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Jota, dhe Silva, i cili luajti për ekipin e kategorisë së dytë portugeze, Penafiel, vdiqën në aksident me makinë më 3 korrik në provincën spanjolle në Zamora.
Liverpooli e ka tërhequr numrin 20.
Plani për skulpturën e Jotas është që të ndërtohet duke ricikluar sendet të cilat tifozët i lanë jashtë stadiumit “Anfield” kur bënë homazhe në nder të tij.
Liverpooli po ashtu po planifikon të bëj mozaik dhe të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen hapëse të Premier Leagues kundër Bournemouthit, më 15 gusht.
-
Jota nderohet në ndeshjen e parë të Liverpoolit që nga vdekja e tij
-
Liverpooli konfirmon se do ta tërheqë numrin 20
-
Futbollistët e Liverpoolit dhe Portugalisë në funeralin e Diogo Jotas
-
Liverpooli tërheq fanellën me numër 20 në nderim të Jotas
-
Tifozët e Liverpoolit po mblidhen në afërsi të Anfieldit, Jota ishte shumë i dashur për ta