Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joselu do t’i bashkohet Realit

Real Madridi është pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit Joselu, ka raportuar “AS” të martën.

Thuhet se Reali po e bën këtë lëvizje befasuese për ta mbuluar largimin e Mariano Diazit, i cili kishte rolin e rezervistit në ekip. Joselu do t’i bashkohet Realit nga Espanyoli për një dëmshpërblim të vogël, duke pasur parasysh se ekipi i tij në edicionin e ri do të paraqitet në kategorinë e dytë të Spanjës.

33-vjeçari me Realin do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit, ndërsa pritet të zyrtarizohet gjatë muajit qershor. Joselu verën e shkuar iu bashkua Espanyolit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Alavesi, Newcastle, Stoke City, Hannoveri, Hoffenheimi, Eintracht Frankfurti e Celta Vigo.

Këtë edicion ai shënoi 17 gola në La Liga, kurse me Espanyolin ka kontratë deri në vitin 2025.