Dy vjet më parë, Joselu ishte në Paris me babanë e tij për ta fituar triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit, si tifoz.
Kjo tregon qartë se ëndrrat e futbollistëve mund të bëhen realitet një ditë.
Joselu shënoi dy gola ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në minutën e 88-të dhe të 91-të, për ta kualifikuar Real Madridin në finale ndaj Dortmundit.
Joselu në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Stoke Cityt dhe Newcastle Unitedit.
Por, asnjëherë nuk ka gjetur shkëlqimin dhe ishte vlerësuar si i dështuar për periudhën e kaluar te këto dy klube.
Joselu 34-vjeçar aktualisht është i huazuar në “Bernabeu” nga Espanyoli, por kontributi i tij për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, ka qenë i jashtëzakonshëm me 17 gola gjithsej. Pesë prej tyre i ka realizuar në Evropë.
Joselu gjithë jetën e tij ka qenë tifoz i madrilenëve.
Tani e ka rastin që të fitojë trofe me skuadrën që ai e do.
Qendërsulmuesi shtatlartë karrierë ka bërë edhe te Celta, Hoffenheimi, Hannoveri e Alavesi.