Sulmuesi Ahmed Januzi i është bashkuar Llapit sërish. Për herën e tretë. Januzi, që së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit, është zyrtarizuar me fanellën e Llapit të premten në mbrëmje.
”Sulmuesi me shumë përvojë, Ahmed Januzi është rikthyer tek Llapi. Januzi do ta vesh për herë të tretë fanellën bardhekaltër të Llapit. Në prezencën e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Januzi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi. Shtatlarti vushtrrias fanellën e Llapit e ka veshur edhe gjatë edicionit 2018/19 dhe 2020/21 duke zhvilluar 50 ndeshje në të gjitha garat si dhe ka realizuar 22 gola e ka asistuar 14 herë. Në dy vitet e fundit, Januzi ka qenë pjesë e Dukagjinit, me të cilët ka zhvilluar edhe ndeshjet në Evropë, teksa pas mbarimit të tyre ka vendosur që me bindje dhe përkushtim maksimal t'iu rikthehet ngjyrave bardhekaltër”, ka shkruar Llapi në Facebook.