Sulmuesi me përvojë, Ahmed Januzi do të luajë për Llapin edhe në edicionin e ardhshëm. Vazhdimin e kontratës edhe për një vit me Januzin e ka bërë të ditur Llapi të hënën.
Januzi në edicionin që tashmë ka përfunduar luajti 30 ndeshje kampionale dhe dy për kupë. I kishte dhjetë gola e katër asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi ka vlerësuar kontributin e tij dhe i ka ofruar kontratë të re.
“Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar nga klubi pasi më ofroi kontratë të re, të cilën e pranova pa asnjë hezitim dhe jam shumë i kënaqur që do vazhdoj të jap kontributin tim për ekipin e Llapit. Këtu jemi si një familje dhe e mbështesim jashtëzakonisht shumë njëri-tjetrin, si stafi ashtu edhe futbollistët mes vete”, ka thënë Januzi.
Llapi ka vazhduar më herët edhe me Besar Musollin e Ilir Avdylin, ndërsa pritet të rinovojë kontratat edhe të shumë të tjerëve.