Sport

Janjeva rikthehet te Prishtina

Muhamedali Janjeva është përforcimi i parë te Sigal Prishtina për edicionin e ri.

Prishtina e ka zyrtarizuar të hënën mbrëma Janjevën, i cili ka firmosur kontratë për edicionin e ri.

Në fakt, Janjeva rikthehet te Prishtina, pjesë e së cilës ishte në të shkuarën. Ai edhe edicionin e shkuar e nisi te Prishtina, por u largua për t'iu bashkuar Ponte Prizrenit.

"Muja kthehet aty ku i rreh zemra, në Prishtinë. Mbrojtja e fortë, lufta për top, kërcimet në sulm dhe në mbrojtje e karakterizojnë djalin e kryeqytetit" thuhet në njoftimin e Prishtinës.