Sport

Janjeva vazhdon me Prishtinën

Basketbollisti Muhamedali Janjeva do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës edhe për sezonin e ri.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me Janjevën, të cilin e ka zyrtarizuar në Facebook.

Janjeva është basketbollisti i parë që është prezantuar nga Prishtina për edicionin 2022/23, në të cilin do të udhëhiqet nga trajneri Ekrem Memnun.

Janjeva vitin e shkuar ishte kapiten i Prishtinës dhe luajti me një mesatare prej 8.4 pikëve për ndeshje.