Sport

Janjeva prezantohet te Ponte Prizreni, huazohet te Kamza në Shqipëri

Basketbollisti Muhamedali Janjeva nuk është më pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës, ku ishte edhe kapiten. Edhe pse këtë edicion e nisi te Prishtina, Janjeva (202 cm) është larguar nga klubi kryeqytetas.

Të enjten, Janjeva është prezantuar te skuadra e Ponte Prizrenit. Megjithatë, në njoftimin e Ponte Prizrenit thuhet se Janjeva do të huazohet në Shqipëri te skuadra e Kamzës.

“Reprezentuesi i Kosovës në basketboll, Muhamedali Janjeva nga sot, zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizrenit. Lojtari në fjalë do të huazohet në kampionatin e Shqipërisë tek KB Kamza dhe i njëjti do të debutoj në xhiron e nëntë”, thuhet në njoftimin e Ponte Prizrenit.