Fundori Ivan Koleviq nuk është më pjesë e Ponte Prizrenit. Ekipi i Superligës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar të shtunën për ndërprerjen e bashkëpunimit me Koleviqin.
Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua ekipit nga Prizreni. Në fakt, kjo është hera e dytë që Koleviq largohet nga Ponte Prizreni.
Ai edhe sezonin e shkuar u pat larguar në të njëjtën periudhë. Koleviq, karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Trepça e Rahoveci.
Këtë sezon, Koleviq ka luajtur me një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje.
Artikuj të ngjashëm