Ivan Koleviq do të jetë pjesë e KB Rahovecit deri në fund të sezonit aktual. Klubi i Superligës, të premten e ka prezantuar Koleviqin, i cili ka përvojë në basketbollin kosovar.
Ai javë më parë u largua nga Prizreni-16, ekip me të cilin e fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës.
Këtë edicion, Koleviq ka pasur një mesatare prej 20 pikëve, tetë asistimeve e pesë kërcimeve për ndeshje.
Ai sezonin e shkuar ishte edhe pjesë e skuadrës së Trepçës.
Në njoftimin për angazhimin e Koleviqit, Rahoveci ka njoftuar se ka liruar katër lojtarët amerikan.
"Njëkohësisht bordi i KB Rahovecit me anë të marrëveshjes së dyanshme ka liruar nga skuadra fundorët amerikan Cavon Baker, Deshawn Wilson Jr, Tyheim Mornoe dhe qendrën Jervon Pressley", thuhet në njoftim e Rahovecit që zë vendin e parafundit në Superligë.