Fundori amerikan Michael Green, do të jetë pjesë e skuadrës së Rahovecit për pjesën e mbetur të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll.
Green është prezantuar të martën te Rahoveci, ndërsa luan në pozitat 1-2. Green (190 cm) ka bërë karrierë në Kosovë edhe më herët, pasi ka luajtur për Ponte Prizrenin në Superligë dhe Vëllaznimin në Ligën e Parë.
Te Rahoveci, klub që është në pozitën e fundit të tabelë, presin shumë prej përforcimit të ri.