Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci forcohet me amerikanin nën kosh

Qendra amerikane, Rasheed Worrell, është përforcimi i dytë te KB Rahoveci.

Worrell (203 cm), është prezantuar të martën te Rahoveci, ekip për të cilin do të luajë në sezonin e ri, që starton muajin e ardhshëm.

Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe në Angli e Spanjë, ndërsa së fundmi ka luajtur në Norvegji, ku ka pasur një mesatare prej 16 pikëve dhe 10.9 kërcimeve për ndeshje.