KB Rahoveci ka angazhuar një amerikan për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Bëhet fjalë për qendrën Isaiah Manderson, i cili është i gjatë 208 centimetra. Në njoftimin e klubit të Superligës, thuhet se Manderson ka një përvojë të gjatë në basketbollin evropian dhe atë të Amerikës Latine.
Në të kaluarën, Manderson ka bërë karrierë në Qipro, Maqedoninë e Veriut, Islandë, Slloveni, Porto Riko, Zvicër e Uruguai. Së fundmi, Manderson ka luajtur te skuadra nga Qipro, Apop Parphou dhe ka pasur një mesatare prej 18.7 pikëve e 9.2 kërcimeve për ndeshje.
Pas tri xhirove të zhvilluara deri më tani këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll, Rahoveci ka një fitore dhe dy humbje.
Artikuj të ngjashëm