Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça forcohet me qendrën Manderson

Qendra Isaiah Manderson është përforcimi më i ri i skuadrës së Trepçës. Ekipi nga Mitrovica, të enjten e ka prezantuar Mandersonin, i cili ka firmosur kontrate për edicionin 2023/24.

Manderson i gjatë 208 centimetra, së fundmi ka luajtur në Porto Riko te skuadra e Carolinas dhe kishte një mesatare prej 3 pikëve e 2 kërcimeve për ndeshje.

Manderson e njeh Superligën e Kosovës, pasi edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Rahovecit.

Në 10 ndeshje të luajtura me fanellën e Rahovecit, Manderson luajti me një mesatare prej 13 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje.

Artikuj të ngjashëm