Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça forcohet me kanadezin Tshimanga

Skuadra e Trepçës ka shtuar centimetra nën kosh për edicionin 2023/24.

Kanadezi Jordy Tshimanga do të jetë pjesë e ekipit nga Mitrovica në edicionin e ri.

Tshimanga që është i gjatë 211 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës, është prezantuar të premten te Trepça.

Ai te Trepça transferohet nga ekipi Calgary, i cili aktualisht po luan në serinë finale të kampionatit kanadez.

Krahas Kanadasë, Tshimanga ka bërë karrierë edhe në Venecuelë, ndërsa ka luajtur edhe në G-League të NBA-së.

Edhe Jones vazhdon me Trepçën Basketboll 1 muaj më parë Jones vazhdon me Trepçën

Aktualisht, Tshimanga po luan me një mesatare prej 7 pikëve dhe po aq kërcimeve për ndeshje te skuadra e Calgaryt.

Ai bëhet përforcimi i dytë i huaj te Trepça në prag të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll. Para tij, Trepçës i është bashkuar edhe britaniku Devon von Oostrum që luan në pozitën e fundorit.