Sport

Tshimanga shpallet “MVP i javës”

Basketbollisti amerikan i Trepçës, qendra Jordy Tshimanga është shpallur më i miri i xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës. FBK-ja, të martën ka njoftuar se Tshimanga e ka fituar çmimin “MVP i Javës”, i cili po ndahet këtë edicion për lojtarin më të mirë pas përfundimit të çdo xhiroje.

Tshimanga ishte më i merituari për fitoren e 12-të rresht të Trepçës, të cilën e arriti në udhëtim te Proton Cable Prizreni me shifrat 71:68. Në këtë triumf, Tshimanga kontribuoi me “double-double” prej 18 pikëve e 15 kërcimeve dhe kishte indeksin më të lartë.

Po ashtu, Tshimanga është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë, e cila përbëhet prej lojtarëve të huaj. Në pesëshe kanë zënë vend edhe Derrick Wilson i Sigal Prishtinës, Will Daniels i Bashkimit, Larry Thomas i Pejës dhe Jalen Nesbitt i Golden Eagle Yllit.