Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci forcohet edhe me një amerikan

Basketbollisti amerikan, Devin Johnson është i huaji i katërt që i bashkohet skuadrës së Rahovecit në prag të sezonit 2022/23.

Johnson (196 cm), është prezantuar të mërkurën te Rahoveci, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje njëvjeçare.

Johnson ka përvojë në Evropë, pasi ky do të jetë edicioni i tij i katërt pas paraqitjeve që i ka pasur në Bjellorusi, Lituani dhe Çeki. Para Johnsonit, te Rahoveci janë prezantuar edhe Chris Seeley, Rasheed Worrell e Jahii Carson.