Nuk kanë të ndalur përforcimet e skuadrave të basketbollit me lojtarë të huaj. Është Rahoveci që të dielën ka zyrtarizuar edhe një basketbollist amerikan. Për Rahovecin në pjesën e mbetur të kampionatit do të luaj fundori Deshawn Wilson Jr. Ai deri më tani ka luajtur në Armeni, ku ishte prej më të dalluarve.
Rahoveci deri më tani nuk i ka pasur rezultatet e synuara.