Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci jep shenjat e para, transferon amerikanin Carson

KB Rahoveci është aktivizuar në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi ka zyrtarizuar amerikanin e parë për sezonin e ri.

Rahoveci ishte ekipi i vetëm i Superligës që deri më tani nuk kishte bërë asnjë lëvizje në prag të edicionit 2022/23.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të premten, klubi ka zyrtarizuar fundorin Jahii Carson.

Së fundmi, Carson ka luajtur në Belgjikë te Limburgu, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Turqi, Rumani, Islandë, Greqi, Qipro, Kanada, Bullgari e Australi.

“AHII CARSON është lojtarë i parë i huaj që i bashkohet skuadrës sonë për stinorin e ri 2022/23. Amerikani luan në pozitën e organizatorit ndërsa Jahii në të kaluarën ka luajtur për shumë skuadra të njohura në ligat e ndryshme evropiane”, ka shkruar Rahoveci në Facebook.