KB Rahoveci ka zyrtarizuar amerikanin Cavon Baker, i cili së shpejti pritet t’i bashkohet klubit.
Në njoftimin e Rahovecit, thuhet se Baker (185 cm) luan në pozitat 1-2 dhe “është mjaft i shpejtë në lëvizjet depërtuese në trapez”.
Baker së fundi, është paraqitur në NCAA te skuadra Saint Peter’s. Baker është amerikani i pestë në radhët e Rahovecit këtë sezon.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Kosovës në basketboll, Rahoveci zë vendin e parafundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura pasi ka regjistruar shtatë humbje dhe një fitore.
Artikuj të ngjashëm