Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ponte Prizreni liron një amerikan

Basketbollisti amerikan Kevin Baker nuk është më pjesë e skuadrës së Ponte Prizrenit.

Ekipi i Superligës së Kosovës, ka njoftuar të hënën se e ka liruar amerikanin, i cili në total ka regjistruar nëntë paraqitje këtë edicion.

Largimi i Bakerit ka ardhur një ditë pas humbjes së Ponte Prizrenit nga skuadra e Bashkimit 81:80, në kuadër të xhiros së dhjetë.

Fundori Baker te Ponte Prizreni, ka luajtur me një mesatare prej pesë pikëve për ndeshje. “Me marrëveshje të dyanshme, nga sot lojtari Kevin Baker nuk do jete pjese e skuadrës sonë”, ka shkruar Ponte Prizreni.