Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci përforcohet me amerikanin Jackson

KB Rahoveci është përforcuar me basketbollistin amerikan, Ameer Jackson.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Jackson luan në pozitën e organizatorit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Jackson karrierë ka bërë në Irak, Katar, Rumani, Tunizi dhe në Republikën Dominikane.

Rahoveci në Superligë pas 12 ndeshjeve renditet në pozitën e shtatë me 15 pikë.

Artikuj të ngjashëm