Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Vëllaznimi forcohet me kanadezin Johnson

Devin Johnson është përforcimi më i ri i KB Vëllaznimit. Ekipi nga Gjakova, e ka prezantuar të mërkurën mbrëma kanadezin Johnson, i cili luan në pozitat 2-3.

Johnson te Vëllaznimi do ta zëvendësojë nigerianin Emmanuel Omogbo që u largua ditë më parë. Johnson 29-vjeçar e njeh Superligën e Kosovës, pasi në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e KB Rahovecit.

Në gjashtë ndeshje të luajtura për Rahovecin, Johson pati një mesatare prej 14.5 pikëve për ndeshje dhe 4.5 kërcimeve. Ai pritet të debutojë te Vëllaznimi këtë fundjavë në ndeshjen që e luan në udhëtim kundër Ponte Prizrenit.

Johnson ka bërë karrierë edhe në Bjellorusi, Çeki e Lituani. Aktualisht, Vëllaznimi zë vendin e parafundit në Superligën e Kosovës në basketboll. Ka tubuar 26 pikë pas 19 ndeshjeve të luajtura.

Artikuj të ngjashëm