Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 73:59.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë dhe i takoi xhiros së katërt të elitës së basketbollit të Kosovës. Për Vëllaznimin ishte fitorja e dytë këtë edicion. Ka edhe dy humbje. Ndërsa Proton Cable Prizreni ka dy humbje dhe një fitore. Por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Më i dalluari te Vëllaznimi ishte Levan Alston me 20 pikë, tri kërcime dhe një asistim. Te Prizreni u dallua Jordan Johnson me 19 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Artikuj të ngjashëm