Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi fiton pa telashe ndaj Vëllaznimit

Bashkimi

Bashkimi i Prizrenit e ka fituar pa telashe ndeshjen e xhiros së 22-të përballë Vëllaznimit të Gjakovës. 
Skuadra prizrenase të enjten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, fitoi me rezultatin 90:79, për ta ruajtur vendin e dytë. 

Pjesën e parë, Bashkimi e fitoi me një pikë epërsi 37:36, ndërsa dallimin në rezultat e bëri në çerekun e tretë. Kjo periudhë përfundoi me rezultatin 24:13. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri në fund të ndeshjes, basketbollistët e skuadrës gjakovare u munduan të ktheheshin në lojë, por pa sukses. 

Për Vëllaznimin ishte disfata e parë pas dy fitoreve rresht, ndërsa Bashkimi u kthye te fitorja pas humbjes nga Bora në xhiron e kaluar. 

Dequon Lake realizoi dyshifror të dyfishtë prej 17 pikëve e 11 kërcimeve në fitore. Me 20 pikë u dallua Jalen Riley, kurse 19 pikë i shënoi Lejson Zeqiri. 

Jericole Hellems ishte sërish më i miri te Vëllaznimi me 25 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën. 

Bashkimi është i dyti me 37 pikë, me 15 fitore e shtatë humbje, kurse Vëllaznimi me 30 pikë zë vendin e gjashtë, pas tetë fitoreve e 14 disfatave.