Bora e ka mposhtur Vëllaznimin për të konfirmuar vendin e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bora e mposhti skuadrën gjakovare me rezultat 86:82.
Ndeshja i takoi xhiros së 25-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri xhiro para fundit, Bora i ka 39 pikë në vendin e tretë. Ndërkohë Vëllaznimi mbetet i parafundit me 33 pikë, sa i ka edhe Rahoveci 029 në vendin e fundit.
Këto dy skuadra pritet të luftojnë deri në fund për të shmangur pozitën e fundit që dërgon në kategorinë e dytë.
Skuadra gjakovare i fitoi dy çerekët e parë me rezultatin 21:18 dhe pas 20 minutave kishte epërsi prej gjashtë pikësh, 42:36.
Bora u përgjigj në çerekun e tretë, që përfundoi 22:16. Dhe rezultati pasi 30 minutave ishte i barabartë, 58:58.
Çereku i fundit ishte interesant, por vendasit ishin në epërsi në shumicën e kohës. Madje u shkëputën deri në 11 pikë, 81:70, dy minuta para fundit. Gjakovarët u afruan në tri pikë, por pa mundur të bëjnë më shumë.
Amin Hot shkëlqeu te Bora me 18 pikë, shtatë kërcime, shtatë asistime dhe pesë topa të rrëmbyer.
Tyler Cheese i kishte 21 pikë e gjashtë asistime.
Te Vëllaznimi më i miri ishte Yor Anei me 12 pikë e shtatë kërcime. Jericole Hellems i realizoi 19 pikë e shtatë kërcime, por i kishte edhe plot gjashtë topa të humbur dhe shumë gjuajtje të pasakta.
Ziggy Ried i kishte 20 pikë.