Bora e ka shënuar fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Bora fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 81:68.
Ndeshja i takoi xhiros së 11-të. Bora më parë mposhti edhe Pejën, Sigal Prishtinën e Rahovecin 029. Gjithsej i ka pesë fitore e pesë humbje, ndërsa nuk e ka luajtur një ndeshje me Trepçën.
Vëllaznimi e pësoi humbjen e tetë, ndërsa mbetet me tri fitore.
Amin Hot e Jetmir Zeqiri e udhëhoqën Borën. Hot i kishte 16 pikë, shtatë asistime e tri kërcime. Zeqiri kontriboi me 10 pikë e 10 kërcime.
16 pikë e gjashtë kërcime i kishte Tyler Cheese. Shaquan Jules ndihmoi me 12 pikë e nëntë kërcime.
Te Vëllaznimi më i miri ishte Leo Colimerio me 10 pikë e pesë kërcime.
Jericole Hellems i kishte 19 pikë, por me efikasitet të zbehtë. Nga 14 pikë i shënuan Ziggy Reid e Taryn Todd.