Një ditë pas eliminimit në çerekfinale të Superkupës, KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin e ri për edicionin 2023/24 që nis javën e ardhshme.
Të premten, klubi nga Gjakova ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me amerikanin Jordan Dallas, i cili luan në pozitat 4 dhe 5.
Dallas ka karrierë në Evropë, pasi ka luajtur në Danimarkë dhe Qipro.
Në Danimarkë ishte pjesë e ekipit BK Amager dhe luajti me një mesatare prej 13 pikëve e 10 kërcimeve.
Ndërkohë, edicionin e shkuar, ai luajti te skuadra qipriote Omonia Nicosia dhe te Vëllaznimi llogaritet si përforcim i duhur nën kosh.
Në Qipro, Dallas pati një mesatare prej 11 pikëve dhe 9 kërcimeve për ndeshje.