Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi shton edhe një basketbollist amerikan në ekip

Amerikani Jalon Andrews është përforcimi më i ri te skuadra e Vëllaznimit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi nga Gjakova, të martën e ka prezantuar 23-vjeçarin, që e konsideron si lojtar të rëndësishëm nën kosh.

Andrews (203 cm) luan në pozitat 4 dhe 5, ndërsa te Vëllaznimi është transferuar pas paraqitjeve në kolegjin Kentucky State University. Andrews ka luajtur me një mesatare 11.7 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje.